Bayern MunichTop Lajme

Bayern fiksohet me talentin francez, kushton 30 milionë euro

Zbulohet një tjetër objektiv i Bayern Munchen në merkaton e verës.

Bëhet fjalë për Benjamin Pavard, mbrojtësi i Stuttgart.

Gjatë këtij sezoni, 22-vjeçari ka qenë titullar i padiskutueshëm. Ka luajtur në të gjitha ndeshjet e kampionatit si titullar, plot 3.060 minuta në 34 sfidat e sezonit në Bundesliga 1.

Pavard është edhe pjesë e Francës në Botërorin “Rusi 2018”, pasi u nominua nga trajneri Deschamps.

Edhe Bayern duket se është bindur për aftësitë e tij dhe kërkon ta ketë në skuadër për sezonin e ri, 22-vjeçarin e Stuttgart.

Lajmi raportohet nga portali francez “le10sport”.

Kartoni i Pavard në tregun e transferimeve është vlerësuar 30 milionë euro dhe ai që i ka vendosur çmimin është Drejtori Sportiv i Stuttgart, Reschke. “Pavard kërkohet nga shumë klube të mëdha në Europë. Por, pa 30 milionë euro, nuk i hapim bisedimet për transferimin e tij”, tha Reschke./TGJ/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close