Lajme

Nëse e përdor Facebook-un duhet ta lexosh patjetër këtë lajm qe do te sjelle ndryshimin qe do iu pelqeje te gjitheve

Facebook ka nisur revanshin nga fenomenit Fake News. Në një intervistë në në Bloomberg, menaxherja e lajmeve ne kompaninë Facebook, Tessa Lyons ,u shpreh se kompania ka gati strategjinë për mbylljen e faqeve me lajme të pavërteta, të cilat janë kthyer në një shqetësim për përdoruesit e Facebook.

Mësohet se synimi këtij aksioni sipas Lyons është promovimi i gazetarisë cilësore. Menaxherja e lajmeve ne kompaninë Facebook, Tessa Lyons, u shpreh se fillimisht do te fshihet çdo faqe që nuk respekton politikat e saj, pra përdor gjuhen e urrejtjes, adresa false. Ndër të tjera ajo u shpreh se do mbyllen edhe ato faqe që nuk përdorin identitetin e tyre të vërtetë.

Dhe në fokus të aksionit anti fake news do jenë ato faqe që publikojnë lajme të rreme, teksa në kuadër të kësaj facebbok po bashkëpunon me kompani të çertifikuara nga Internacional Fact-Checking Neteork, kjo për të vlerësuar saktësinë e artikujve në rrjetet sociale.

“Në news feed nuk do t’i jepet prioritet lajmeve që dyshohet se janë false. Kjo të thotë se për këto lajme nuk do ketë interaktivitet në rrjetin tonë social, pra me pak klikime, më pak pëlqim, me pak para nga reklamat”, u shpreh ndër të tjera për Bloomberg menaxherja e lajmeve në kompaninë Facebook, Tessa Lyons.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close