KombëtarjaTop Lajme
Lajm fantastik, Neuer në fushë në miqësoren kundër Gjermani U-20

Manuel Neuer ka hedhur zyrtarisht “kandidaturën” për të qenë në Botërorin “Rusi 2018”. Kjo pasi kapiteni i Gjermanisë, sot është aktivizuar 30 minuta në miqësoren kundër Gjermani U-20.
Neuer nuk luan që prej shtatorit të 2017-ës pas një dëmtimi të mbartur nga çerekfinalja e Champions League, sezonin e shkuar kundër Real Madrid.
Por, sot kapiteni i “panzer-ave” ka luajtur normalisht, pa probleme dhe ka bërë një paraqitje nga ato që di vetëm ai të bëjë në fushën e lojës.
Sa për kronikë, testi mes kombëtares së Gjermanisë dhe Gjermanisë U-20 përfundoi 7-1 për ekipin e drejtuar nga trajneri Low.
Golat u shënuan nga: Sane (2), Julian Brandt, Leon Goretzka, Joshua Kimmich, Nils Petersen e Mario Gomez.