Bayern Munich

Përfundoi në tribunë kur ishte Ancelotti, por trajneri italian do Boateng te Napoli

Carlo Ancelotti po mendon të afrojë te Napoli, mbrojtësin Jerome Boateng.

Sipas “calciomercato.it”, trajneri i ri i Napolit është duke përgatitur një ofertë për 29-vjeçarin e Bayern Munchen.

Boateng e ka shprehur edhe pak kohë më parë, dyshimin për të qëndruar në Bavari dhe Napoli mund të jetë një mundësi ku ai të kërkojë “stimuj” të rinj.

Por, ka diçka që nuk shkon! Jerome Boateng ishte një ndër lojtarët që Ancelotti dënoi kur ishte te Bayern Munchen. Në ndeshjen kundër PSG, të cilën Bayern e humbi 3-0 në grupet e Champions League, Ancelotti la në tribunë mbrojtësin Boateng, ndërsa në stol uli Hummels, Ribery dhe Robben.


Pas ndeshjes, Boateng shprehu hapur pakënaqësinë ndaj trajnerit Ancelotti: “Një orë para ndeshjes, trajneri na tha që nuk do të luanim. Ishte e çuditshme, sepse nuk na dha shpjegime”.

Ancelotti u largua nga Bayern pas humbjes kundër PSG, ndërsa në mediat gjermane u tha se humbja në Paris erdhi për shkak të marrëdhënieve të acaruara të disa prej lojtarëve me trajnerin italian. Me sa duket edhe Boateng ka qenë pjesë e të pakënaqurve dhe lajmi që Ancelotti e kërkon te Napoli mund të mos jetë i bazuar në fakte, por vetëm aludime mediatike/TGJ/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close