Lajme

“U vodhën shuma të mëdha parash”, Artan Hoxha tregon misterin se pse u grabitën banesat e 3 ministrave në Tiranë

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në “Opinion” është shprehur se në vitin 2016 nga grupe shumë të sofistikuar kriminale në Tiranë, brenda 6 muajsh, janë grabitur banesat e tre ministrave. Hoxha zbuloi se para 2 viteve në Tiranë janë grabitur tetë banesa dhe mes tyre ishin banesa të drejtuesve të lartë të shtetit, ndërsa u vodhën shuma të mëdha parash.

Ai tregoi se këto grabitje, krijuan idenë se ishte një bandë e sofistikuar grabitësish që kishin informacion të klasifikuar, ose një skuadër policore që kishte informacion për shkak të përgjimeve; informohej se kush nga drejtuesit e institucioneve merrte para dhe ata më pas i grabisnin banesën.

Sipas tij, tre banesat e ministrave që ranë preh e grabitjes nga ky grup, nuk rezultojnë të denoncuara në polici për shkak të shumave që pretendohet se iu janë gjetur të fshehura në banesë nga grabitësit.

Hoxha: Ju kujtohet ai gjyqtari kur i shkoi operacionalja në shtëpi, kishte 300 e ca milion lekë të vjetra në shtëpi. Para dy viteve, brenda 6 muajsh në Tiranë ka ndodhur tetë grabitje, aq sa u krijua ideja se ishte një bandë e sofistikuar grabitësish që kishin informacion të klasifikuar ose një skuadër policore kishte informacion për shkak të përgjimeve se kush po merrte lek nga drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe shkonin i grabisnin banesën. Në atë kohë u grabitën banesat e tre ministrave për gjashtë muaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close