Lajme

Blendi Fevziu e paska mbyllur muhabetin me Klanin. Kryeredaktorja e Opinion thote fjalet qe shtojne akoma me shume misterin

Prej ditësh ne internet qarkullon lajmi se gazetari dhe moderatori i njohur Blendi Fevziu do të largohet nga “Tv Klan” bashke me emisionin e tij “Opinion” në ekranin e “Top Channel”.

Ky lajm ende nuk eshte komentuar nga gazetari i njohur por sot kryeredaktorja e emisionit ”Opinion”, Desada Metaj, duket se e ka pohuar kete lajm qe po qarkullon.

Përmes një postimi të bërë në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se “si pjesë “10 vjeçare” e stafit, jam e bindur që nuk ka patur kurrë rëndësi logo e tv që transmeton emisionin, krahasuar kjo me produktin që shikuesit kanë ndjekur dhe do vazhdojnë të shohin në vazhdim”, ndërsa shton se “Të gjithë kuriozët duhet të presin dhe pak për vendimin”.

Postimi i plotë i Desada Metaj:

Mes shume halleve që ka ky vend, na del problem dhe ekrani ku do transmetohet emisioni “Opinion”. Personalisht, si pjesë “10 vjeçare” e stafit, jam e bindur që nuk ka patur kurrë rëndësi logo e tv që transmeton emisionin, krahasuar kjo me produktin që shikuesit kanë ndjekur dhe do vazhdojnë të shohin në vazhdim.

Të gjithë kuriozët duhet të presin dhe pak për vendimin.

Ndërkohë që për shikuesit e rregullt te emisionit, jam e bindur se logo ku transmetohet emisioni i tyre i dashur nuk ka kurrfarë rëndësie.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close