Lajme

Intervista ‘lak-riq’ e Melanie Trump: Ja sa herë e bëj ‘qefin’ me Donaldin (VIDEO)

Si zonjë e parë, s’do mend që Melania Trump do të jetë në qendër të vëmendjes së shtypit, por si partnerja e njërit prej sipërmarrësve më të fuqishëm në botë, emri i saj nuk ka qenë i panjohur për mediat, megjithëse Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk ka patur një marrëdhënie edhe aq të mirë me shtypin.

Një intervistë e Trump për gazetarin e radios Howard Stern, e transmetuar ‘live’ në vitin 1999, kur Trump dhe Melania ishin vetëm të lidhur, ka dalë sërish në sipërfaqe për përmbajtjen erotike të saj. Stern telefonoi Trump-in për ta pyetur në lidhje me përfshirjen e tij në politikë, por ajo që vërtet i interesonte, ishte e dashura e tij sllovake në atë kohë, Melania. Trump ia kaloi në telefon dhe biseda që vijoi më pas ishte shumë, po shumë erotike. Stern e ngacmonte seksualisht, përpiqej ta përfytyronte pa rroba dhe ish-modelja, shumë e hapur, i kthente përgjigje natyrshëm.

“Jeni kaq seksi. Kam parë foto të tuat dhe s’mund ta besoj. Je një ëndërr. Kaq seksi,” e nis bisedën gazetari, ndërkohë që Melania e falënderon dhe e fton t’i bashkohet asaj dhe Trump.

“Lërmë të të them diçka. Dua që të veshësh fustanin tënd më seksi. Çfarë do të veshësh? Lërmë të pyes këtë, çfarë ke veshur tani?” vijoi gazetari me pyetjet e tij.

“Jo shumë, jam pothuajse lakuriq,” i përgjigjet zonja e parë me një intonacion shumë seksi.

“Oh, i kam hequr pantallonat që tani”, thotë Stern, duke shkaktuar të qeshura me kolegët e tij në studio.

Ai e pyeti më pas Melanian rreth jetës seksuale me Trump dhe ajo pranoi se të dy bënin shumë seks, edhe më shumë se një herë në ditë.

Ajo u shpreh se ishte e dashuruar, por nuk tha asgjë rreth ndonjë dasme të mundshme, duke preferuar t’ia lërë kohës. Dhe në fund të bisedës, kur Trump rikthehet në telefon, konfirmoi se Melania në fakt ishte vërtet lakuriq gjatë bisedës telefonike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close