Lajme

Florian Marku u jep premtimin shqiptarëve: Serbin do ta nxjerr nokaut në raundin e parë!

Më 8 qershor në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, Florian Marku, do të ndeshet në një duel spektakolar me serbin Sladjan Dragisic.

Kjo do të jetë ndeshje e para e Markut në vendin e tij dhe ai ka premtuar se do ta mposhtë serbin që në raundin e parë.

Ai është shprehur për “Supersport”:

Ndihem shumë i lumtur që jam kthyer në atdhe, mezi po e pres ndeshjen e 8 qershorit, kam punuar shumë për këtë ditë.”
Për përgatitjet?

Kam dy muaj që po përgatitem, kam qenë në Tajlandë për t’u stërvitur…
Cila është pika jote më e fortë?

Zemra (buzëqesh). Stërvitja e tepërt. Gjithmonë kam patur shumë vullnet për t’u stërvitur, e kam bërë këtë që 12 vjeç.”
Si ndihesh në Tiranë ku njerëzit të buzëqeshin dhe kërkojnë të bëjnë autografe?

Jam shumë i lumtur. Pasi shqiptarët dhe kosovarët më kanë përkrahur në të gjithë botën. E kam ndjerë mbështetjen shumë të madhe që kam patur prej tyre. Për mua çdo ndeshje është e njëjtë, nuk më intereson se kush është kundërshtari. Por është një emocion krejt ndryshe kur ndeshesh para njerëzve të tu, këtu në Tiranë. Është krenari, unë jam shumë krenar. Unë e dua këtë sport që bëj dhe i premtoj të gjithë shqiptarëve që kam për të arritur shumë lart dhe kam për ta ngritur flamurin shqiptar në majat e këtij sporti.”
E ke studiuar kundërshtarin? Si mendon se do të jetë ndeshja?

Ndeshja do të përfundojë në raundin e parë me nokaut, është e sigurtë. Kundërshtari është i mirë por jo në nivelet e mija. Nuk është ndeshur kurrë me një kundërshtar si puna ime. Këtë do ua vërtetoj ditën e ndeshjes. Serbi ka dhënë një intervistë që me mua do boksoi në këmbë. Unë ua premtoj që nëqoftëse zgjedh që të boksoi me mua në këmbë, në raundin e parë do të jetë nokaut. I pres të gjithë shqiptarët kudo që janë të vijnë të më përkrahin. U premtoj një fitore të madhe.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close