Bayern Munich

Jo vetëm Liverpuli, talentin e Lionit e kërkon edhe Bajerni i Mynihut

Çdo ditë e më shumë merkatoja e verës bëhet më e nxehtë, pasi një lojtar është objektiv i disa skuadrave njëkohësisht, aq më shumë kur bëhet fjalë për një talent dhe që luan në sulm.

Bajerni i Mynihut i është shtuar garës për të marrë nga Lioni Nabil Fekirin, sulmuesin që skuadra franceze e vlerëson me 70 milionë euro. Për Fekirin ka interesim shumë të madh nga Liverpuli, pasi trajneri Klop e dëshiron me çdo kusht në skuadër.


Madje, u duk se marrëveshja ishte mbyllur mes Lionit dhe klubit anglez, por ende nuk ka asgjë zyrtare dhe bavarezët janë hedhur në sulm për lojtarin e kombëtares franceze, një nga më të talentuarit e momentit. / Vipsport.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close