Bayern Munich

Seria A pazar në Gjermani/ Verner, Vidal dhe emrat e tjerë që kërkohen në Itali

 

Gjatë periudhës së merkatos ka vend për gjithçka dhe çdo ekip mund të shpresojë, ashtu si dhe tifozët e tij. Në Itali, disa nga skuadrat e Serisë A, i kanë kthyer sytë nga Gjermania për të gjetur përforcime. Në shënjestër janë lojtarë të ndryshëm .

Timo Verner intrigon Milanin, ndërsa Vidal është një dëshirë e hershme e disa skuadrave të mëdha. Verner është një nga emrat që i pëlqen më shumë Milanit, pasi 22-vjeçari është teknik dhe i fortë fizikisht. Por Lajpcigu kërkon 70 milionë euro. Sulmuesi gjerman do të jetë në Botëror dhe për të ka interes nga disa skuadra të mëdha europiane, ndaj nuk do të jetë e lehtë për ta marrë.


Vidalin e ëndërron Napoli, duke ditur raportin e mirë që kileni ka me trajnerin Ançeloti. Nuk do të jetë e lehtë edhe për të, aq më tepër që Vidal është nën hetim në Gjermani për një zënkë në një lokal.

Robert Levandovski ka kërkuar zyrtarisht largimin nga Bajerni dhe kërkon stimuj të rinj. Në Itali e ëndërrojnë edhe atë, Juventusi dhe ndonjë ekip tjetër, por duhen 100 milionë euro. / Vipsport.al

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close