KombëtarjaTop Lajme

Humbja me Austrinë, trajneri Lëv: Pashë shumë gjëra negative në lojën e Gjermanisë

Trajneri i Hjermanisë, Hoakim Lëv, pas ndeshjes së djeshme miqësore me Austrinë, ku të tijtë u mundën 2-1, edhe pse kaluan të parët në avantazh, ka pohuar se skuadra ka probleme: “Ishte i bukur kthimi i portierit Nojer pas një mungese të gjatë. Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, por kemi humbur shumë topa në pjesën e dytë dhe nuk e di pse.

Në këtë mënyrë, gjithçka u komplikua për ne. Pashë shumë gjëra negative në këtë ndeshje dhe kuptohet që duhet t’i rregullojmë, sepse kështu nuk shkojmë askund”, – theksoi mes të tjerash trajneri Lëv. Gjermani pësoi dy gola nga Austria dhe këtë fakt trajneri nuk e pranon dot, pavarësisht se ishte vetëm një miqësore. / Vipsport.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close