Bayern Munich

Surpriza Lewandowski, sulmuesi polak te Juventusi nëse ikën Higuain

Sulmi i Juventusit mund të pësojë një ndryshim radikal sezonin e ardhshëm, por për të mësuar emrat atyre që do të jenë nën urdhërat e trajnerit Max Allegri duhet pritur deri në fund të Botërorit “Rusi 2018”. Nëse sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain do të lërë kampionët e Italisë, atëherë këta të fundit do të kërkojnë një zëvendësues të denjë dhe orët e fundit përflitet se drejt Torinos mund të shkojë sulmuesi polak Robert Lewandowski, që kërkon të largohet nga Bayern Mynih.

Lewandowski, 106 gola në 126 ndeshje me kampionët e Gjermanisë, ka kërkuar të largohet nga skuadra bavareze, pasi kërkon një aventurë të re dhe pasi dështuan negociatat për të luajtur me Real Madrid, është hapur një dritarë e re, ajo e transferimit te Juventusi. Polaku konsiderohet një sulmes i klasit botëror, i nivelit të Ronalso, Messi e Higuain, i aftë të realizojë dhe me përvojë në arenën ndërkombëtare, aty ku bardhezinjtë synojnë të shkruajnë emrin, për të fituar Champions League sezonin e ardhshëm.


Sulmuesi polak më 21 gusht do të mbushë 30 vjeç dhe kushton rreth 80 milionë euro, një shumë e lartë, ndaj bardhezinjtë do të nisin manovrat në merkato për të ulur çmimin e lojtarit, duke ofruar edhe lojtarë të tjerë. Një pjesë e mirë e të ardhurave mund të vijnë nga shitja e Higuain, që mund të largohet drejt Chelsea pas Botërorit./telesport/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close