KombëtarjaTop Lajme

Flet legjenda gjermane: Nuk jemi favoritë, ja pse Sane mbeti jashtë Botërorit

Kampion bote në vitin 1990, Thomas Berthold është dikush i cili e di si ngrihen trofetë. Ish-futbollisti i Bayern Munchen, Verona-s, Roma-s është intervistuar nga “TuttoMercatoWeb.com”.

Sot, trajneri i Gjermanisë publikoi listën finale për Botërorin “Rusi 2018”, ndërsa Berthold, tashtw 53 vjeç, jep mendimin e tij për zgjedhjet e Low dhe për lënien jashtë të Leroy Sane.

-Berthold, çfarë mendoni për zgjedhjet e Low?

-Përjashtimi i Sane ishte surpriza më e madhe. Është një lojtar jo si të tjerët, është luks ta kesh në ekip. Por, ndoshta kanë ndikuar paraqitjet e tij jo të mira në miqësoret kundër Brazilit dhe Austrisë.

-Edhe portieri Leno, mbrojtësi Tah dhe sulmuesi Petersen mbetën jashtë…

-Zgjedhje që nuk krijojnë shumë çudi. Low vendosi në listë portierin e PSG-së, Trapp, sepse e ka parë më në formë se Leno. Ndërmjet Tah dhe Boateng, trajneri zgjodhi mbrojtësin e Bayern Munchen, është logjike. Petersen pagoi mungesën e eksperiencës ndërkombëtare.

-Lajm i mirë është fakti që Neuer do të jetë gati…

-Ky mund të jetë një rrezik, Neuer është lider, po…është e vërtetë, por vjen pas 9 muajsh mungesë në fushat e lojës. Nuk është garanci. Duhet parë si reagon në fushë, fizikisht dhe psikologjikisht. Nuk do të jetë e lehtë as për të.

-Po për Mario Gomez?

-Ai është tipi i sulmuesi që i duhet një skuadre si Gjermania. Prezenca e tij në Rusi do të thotë se në Gjermani nuk ka më sulmues të mirëfilltë. Werner është i ri, i fortë, por është një sulmues që ekzaltohet në kundërsulm. Në majën e sulmit nuk ka alternativa të shumta.

-Cila është forca e kësaj Gjermanie?

-Mesfusha dhe krahët e sulmit.

-Mund ta fitojë sërish Botërorin?

-Gjermania nuk është favorite. Franca dhe Brazili janë favoritë kryesorë. /Vipsport.al/Andi Tanku

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close