Lajme

Armina i trondit të gjithë “Kjo nuk është jeta ime e vërtetë”

Bukuroshja e showbizit shqiptar, Armina Mevlani përmes një postimi në rrjete sociale ka thënë fjalë të ndjera mbi jetën.

Blogerja e njohur dje kishte ditëlindjen dhe me këtë rast ajo ka publikuar një falenderim për njerëzit e dashur të saj.

“Çdo vit e kuptoj sa me fat jam, jam me fat sepse jam e rrethuar nga njerëz që i dua dhe njerëz që më duan … Asgjë nuk është më e rëndësishme në jetë se sa shëndeti dhe njerëzit që duam, pjesa tjetër vjen dhe shkon. Jeta në Instagram nuk është jeta REALE, është vetëm më e mira që ne tregojmë prej saj. Unë me të vërtetë falënderoj Perëndinë çdo natë për dashurinë që ai jep në jetën time Amin!”, shkruan Armina.

Bukuroshja Mevlani është prej vitesh në një histori dashurie me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close