LajmeTop Lajme

Djali humb jetën një ditë para martesës, 2 muaj më pas e fejuara merr një suprizë

Ashley Grant-Smith ishte një djalë 27-vjeçar që jetonte në Leicester të Britanisë së Madhe. Ai do të martohej me Danielle Cumberëorth, vajzën që njohu në Kretë në vitin 2015.

Të dy kishin mbajtur kontakte dhe ishin frekuentuar, derisa morën vendimin për t’u martuar, shkruan ShkodraNews. Menjëherë pas fejesës u zbulua sëmundja e Ashley-t dhe ai vdiq vetëm një ditë para dasmës.

Dy muaj pas fejesës, Ashley zbuloi se vuante nga një formë e rrallë e kancerit të gjakut. Për fat të keq, sëmundja kishte avancuar dhe shpresat e mbijetesës ishin të pakta.

“E pyeta nëse kishte ndonjë keqardhje dhe ai u përgjigj:” Unë nuk u martova me ty”. Kështu që vendosëm të martoheshim, prisnim ditën e madhe, por nuk arritëm kurrë”, kjo është historia e Danielle-s.

Çifti kishte vendosur datën e dasmës, por për fat të keq një ditë para djali vdiq, shkruan ShkodraNews. Danielle nuk e dinte që djali kishte përgatitur një dhuratë të mrekullueshme për të, e cila u zbulua vetëm disa muaj më vonë. “Dy muaj pas vdekjes së Ashley-t, u ktheva nga puna dhe pashë një njoftim për mospranim në kutinë postare. Shkova në zyrën postare dhe e mora paketën. E hapa atë në makinë: ishte unaza e martesës së Ashley-t. Ishte një surprizë e madhe”.

Nuk kishim pasur kohë për të blerë unazën e fejesës. Në vend të kësaj Ashley kishte menduar për këtë.

“Unaza ishte porositur muaj më parë, ai i kishte përshtatur sipas shijeve të tij. Unë do ta mbaj atë përgjithmonë së bashku me dashurinë për të”, tha vajza e re.

Një histori vërtet prekëse, e cila tregon se dashuria është më e fortë se çdo gjë, madje edhe se vetë vdekja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close