Bayern MunichLajme

Braktis Klanin për Top Channel? Blendi Fevziu merr vendimin përfundimtar

Ditët e fundit ka qarkulluar në media lajmi se gazetari i njohur Blendi Fevziu do të largohet së bashku me patentën e emisionit të tij tek Top Channel.

Sipas atyre që ai ka deklaruar vetë, drejtori ekzekutiv i TCH Ben Blushi i ka bërë një ofertë tunduese dhe kjo e ka vënë Fevziun përballë një vendimi të vështirë.

Ai është shprehur se vendimi që do të marrë është emocional dhe jo monetar, megjithëse në media qarkulluan fjalë se kolegët e tij në Klan, të cilët transmetojnë emisionet e tyre 4 herë në muaj, merrnin dy fishin e rrogës së tij.

Mirëpo së fundmi është zbuluar se në fakt gazetari i njohur e paska marr një vendim përfundimtar dhe ka zbuluar se ku do ta shikojmë sezonin e ardhshëm.

Sipas ‘Report Tv’ Blendi Fevziu ka refuzuar ofertën e Blushit dhe ka vendosur që të qëndrojë përfundimisht në televizionin Klan, ku dhe transmeton emisionin e tij ‘Opinion’ prej vitesh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close