Borussia DortmundBundesligaLegjionarët

Ikin me viza në Gjermani, por shqiptarët diskriminohen në tregun e punës

Ndërsa një pjesë e madhe e të rinjve shqiptarë kërkojnë të ikin në Gjermani dhe të punojnë atje, një studim i realizuar në këtë vend tregon se shqiptarët janë ata që diskriminohen më shumë në tregun e punës gjerman.

Organizata “WZB” dhe Qendra Shkencore për Hulumtimet Shoqërore, në Berlin kanë realizuar këtë studim që tregon një anë të dhimbshme të emigrantëve shqiptarë, që largohen nga atdheu për një punë më të mirë.

Studimi ka krijuar disa kandidatë fiktivë, të cilët ishin nënshtetas gjermanë, të lindur në vitin 1992, rritur dhe shkolluar në sistemin shkollor gjerman, por dallonin vetëm nga origjina e prindërve.

Revsta gjermane “Der Spiegel” shkruan:

Plot 6.000 aplikime fiktive u dërguan në vende të shpallura për 8 profesione të ndryshme, e të dhënat u analizuan në bazë të reagimeve apo mosreagimeve. Kështu, rezultoi se konkurrentët fiktivë me prejardhje shqiptare ishin më të diskriminuarit në tregun e punës. Konkurruesit me prindër gjermanë morën në 60% të rasteve përgjigje pozitive, ndërsa vetëm 51% e konkurruesve me prejardhje jogjermane morën përgjigje pozitive.”

Ndërsa konkurruesve gjermanë jua kalonin konkurrentët që kishin prejardhje nga Spanja, pasi ata merrnin deri në 73% reagime pozitive duke mos u diskriminuar aspak, madje përkundrazi duke u pëlqyer si punonjës në tregun e punës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close