KombëtarjaLajmeLegjionarëtTop Lajme

U mor tre orë në pyetje nga prokurorët, por ja çfarë tha Habilaj në lidhje me Tahirin

Më 30 maj prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara shkuan në Itali për të marrë në pyetje Moisi Habilajn, në lidhje me çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Marrja në pyetje e Habilajt dhe Nazer Seitit pritej që të sillte prova të reja në Tiranë për dosjen “Tahiri”, mirëpo dëshmia e Habilajt nuk i ka ndihmuar aspak.

Dy prokurorët udhëtuan drejt Italisë dhe morën në pyetje Habilajn, në një seancë që zgjati rreth tre orë, mirëpo shumicës së pyetjeve ai nuk u është përgjigjur, shkruan Tv Klan.

Kjo tregon se ushëtimi drejt Katanias ka qenë pa vlerë për hetimet mbi Tahirin, pasi nga dëshmia nuk është zbuluar thuajse asgjë.

Përgjgijet e dhëna nga Habilaj nuk thoshin asgjë, ndërsa ai refuzoi të përgjigjej për Tahirin.

Prokuroria shqiptare pretendon se Moisi Habilaj ka patur marrëdhënie të ngushtë me Saimir Tahirin, pasi ai është personi që ka marrë përsipër t’i rregullojë skafin, kur ky mjet iu prish gjatë pushimeve në Greqi.

Sipas akuzës, lëvizjet e këtij skafi në portin e Sarandës dhe Vlorës nuk janë regjistruar në sistemin TIMS. Megjithatë prokuroria është e bindur se me provat e mbledhura, ish-ministri do të dërgohet në gjyq për akuzat e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuadër të grupit kriminal dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Hetuesit kanë afat deri në fund të muajit korrik për të hetuar këtë dosje dhe nuk sqarohet nëse do kërkohet tjetër zgjatje e hetimit apo çështja do të dërgohet dosja në gjyq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close