Lajme

Detaje/ Pasi u denoncua nga 19-vjeçarja, Xhafer Mata kallëzoi Xhuljetën: Më mori paratë

Krimi i rëndë që ndodhi në “Don Bosko” një ditë më parë, duket se ka qenë e paralajmëruar. Pas denoncimit që Xhuljeta Çuni kishte bërë më 7 Maj ndaj Xhafer Matës, ky i fundit kishte bërë gjithashtu kallëzim. 31-vjeçari kishte denoncuar në Policinë e Tiranës më datë 21 Maj 2018 19-vjeçares Xhuljeta Çuni.

Kallëzimi është bërë në Komisariatin Nr.3. Sipas denoncimit, Xhafer Mata pretendon se 19-vjeçarja, për të cilën ka thënë se ishte bashkëshortja, i ka marrë një shumë parash.

“Më datë 21.05.2018, u referuan materialet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen XH.Ç. 19 vjeçm banuese në Tiranë, pasi me anë të mashtrimit, ish-bashkëshortit Xh.M., vjeç 31, banues në Tiranë, i ka marrë një shumë paund“, thuhet në denoncimin e policisë bërë nga Xhafer Mata ndaj Xhuljeta Çunit.

Tetëmbëdhjetë (18) ditë përpara këtij kallëzimi, ishte 19-vjeçarja që kishte denoncuar Matën për përndjekje.

“Më datë 07.05.2018, u referuar materiale në Prokurorinë e Tiraës pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Xhafer Taip Mata, i datëlindjes 01.05.1987, banues në Tiranë, me arsim të lartë, sepse në mënyrë të përsëritur, në kohë e vende të ndryshme, ka përndjekur ish të dashurën Xhuljeta Sulejman Çuni, e datëlindjes 24.11.1999, banuese në Tiranë, me arsim 12 klasë”. Ky është denoncimi i Xhuljeta Çunit, i regjistruar zyrtarisht si kallëzim penal në Policinë e Tiranës. Një muaj pas denoncimit të saj, Xhafer Mata vrau me dy plumba ish të dashurën Xhuljeta Çuni dhe veten e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close