Lajme

Të hënën nisin punimet për asfaltimin e Tiranë-Durrës

Ditën e hënë do të nisë rehabilitimi i rrugës kombëtare Tiranë – Durrës. Autoriteti Rrugor ka njoftuar se ndërhyrja do të bëhet në bazë të projektit të mirëmbjatjes të Bankës Botërore, si pjesë e emergjencave që ka ky segment.

Rruga prej kohësh kishte nisur degradimin, duke u bërë shkas për dhjetra aksidente. Në total i gjithë projekti do të kushtojë 615 mijë Euro, fond me të cilin do të bëhet riparimi i shtresave të asfaltit në të dy kahet e rrugës. Mësohet se në total do të asfaltohen 31 mijë metra katrorë rrugë.

Autoritetet thonë se punimet do të nisin ditën e hënë dhe do të përfundojnë në fund të qershorit. Fillimisht do të punohet në segmetin Qafë-Kashar-Vorë, ku do të bëhet edhe kufizimi i trafikut të automjeteve.

Për drejtuesit e makinave që kanë destinacion Durrësin do të përdoret mbikalimi i Kasharit në drejtim të Vorës, ndërsa për mjetet që kalojnë nga Rinasi për në Durrës duhet përdoret rruga dytësore Qafë-Kashar – Vorë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close